“Në shtëpi nuk shohim lajme”, Aulona Musta: Vajza qau se nuk bëmë festë për Krishtlindje

schedule08:50 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 08:50 - 29 Dhjetor, 2020

Festat e fundvitit këtë herë kanë qenë ndryshe nga zakonisht dhe për këtë shkak është bërë pandemia e Covid-19.

Ky moment ka ndikuar edhe tek fëmijët, të cilët nuk kanë ndjerë shumë atmosferën festive dhe as praninë e Babagjyshit, nga i cili besojnë se vijnë dhuratat.

Të ftuara në studion e ABC së Mëngjesit, psikologia Sibora Kalluçi dhe shkrimtarja për fëmijë Edi Gogu dhe në Skype, gazetarja Aulona Musta kanë diskutuar lidhur me këtë temë.

Kjo e fundit ka ndarë dhe eksperiencën me vajzën e saj, Amara, duke theksuar se u mërzitur shumë që këtë vit nuk pati festë dhe nisi të qante.

Para dy vitesh babai im u vesh si Babagjysh dhe i dha dhurata Amarës dhe nipit tim. Ndërsa vitin që  shkoi nuk e bëmë këtë gjë sepse Amara mbushi 5-vjeçe dhe nuk ja vlente se kuptonte diçka të tillë. Ndërsa sivjet ishte pandemia dhe ne nuk u mblodhëm siç e bëjmë çdo vit për Krishtlindje.

Ajo është shumë e mërzitur madje edhe ka qarë, pati një shpërthim kur i thamë që nuk do bëjmë festë për Krishtlindje. Ne në shtëpinë tonë nuk shikojmë lajme kemi bërë një zgjidhje të tillë, për shkak se tani e vetmja gjë që diskutohet tani kur takojmë dike është e ke kaluar nuk e ke kaluar Covid. Edhe ne në fillim ishim kuriozë, ndërsa tani kemi bërë një zgjidhje të tilllë. Unë nuk shoh lajme, ndërsa bashkëshorti im informohet nga telefoni. Prandaj edhe Amarës ja kemi shpjeguar në fillim dhe tashmë ajo e di. Për Krishtlindje ngeci puna”, tregoi Aulona. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!