“Në Shqipëri nuk ikin dritat çdo 3 orë”, këngëtarja nga Kosova kërkon të zhvendoset: Kam pasaportë

schedule17:23 - 1 Shtator, 2022

schedule 17:23 - 1 Shtator, 2022

Prej disa ditësh, Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike. Madje, në disa qytete ka ndërprerje të energjisë deri në 3 orë. Edhe lidhur me këtë ka pasur shumë reagime nga qytetarë të shumtë, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur.

Më e fundit është këngëtarja e famshme, Zanfina Ismaili, e cila ka publikuar në Instastory pasaportën shqiptare që ka marrë dhe thotë se më mirë të zhvendoset në Shqipëri, pasi nuk ka mungesë energjie si në Kosovë.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!