“Në Shqipëri ka shumë gjëra që mund të bëhen”, Rama të rinjve: Mësoni teknologjinë, rroga më e lartë se e kryebashkiakut

schedule15:58 - 21 Tetor, 2022

schedule 15:58 - 21 Tetor, 2022

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan me të rinjtë e qytetit tha se kanë filluar të lindin disa iniciativa pozitive. Kryeministri solli sërish në vëmendje agroturizmin dhe fitimet që mund të vijnë nga ky biznes. Ai i ftoi të rinjtë të investojnë në ide dhe iniciativa të reja në Shqipëri dhe jo jashtë.

Rama: Tendenca kjo është. Nga një ide e thjeshtë shumë e bukur mund të lindë një biznes. Një biznes i cili mund të punësojë jo pak njerëz. Duke folur për perspektivën, punësimin dhe insistimin në një psikologji të krijuar se nuk ka të ardhme këtu, këtu ka shumë gjëra që mund të bëhen dhe që janë ende aty për tu parë dhe për tu kapur dhe për tu bërë.

Të bësh agroturizëm nuk është një ndërmarrje e komplikuar, por kërkon vizion të qartë, ambicie, durim dhe patjetër shumë punë. Sot e mira është që mund të flitet me gjëra që ndodhin këtu.

Unë insistoj që të paguash para, siç ndodh në rastin e të rinjve që ikin në Angli me varka, të paguash 20 mijë paund, ndërkohë që mund të bësh agroturizëm, të hapësh bujtinë dhe të fillosh të gjenerosh të ardhura nuk është një krahasim i vështirë.

Artizanati në një vend turistik, dhe në një vend ku gjithnjë e më shumë turistë do të vijnë…

Teknologjia iu jep mundësi të punësoheni kudo nëpër botë dhe të paguheni disa herë më mirë se kryetari i bashkisë. Për këtë duhet mësuar kodimi. Ne do hapim programet e trajnimit intensiv që të japim dijen e nevojshme që ti të jesh i gatshëm të hysh në tregun e punës si kodues./Abcnews.al/