Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Shqipëri ka liri të medias”, Balla krahason Ramën me ish-liderin e SHBA-ve: Edhe Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN

schedule15:15 - 8 Korrik, 2022

schedule 15:15 - 8 Korrik, 2022

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste , Taulant Balla ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Ramamndaj gazetarit Klevin Muka.

Kryeministri e dënoi gazetarin me 3 muaj riedukim, pasi sipas tij pyetja  që gazetari i adresoi ishte jo etike.

Sipas Ballës veprimi i Ramës nuk ka të bëjë me lirinë e medias.

Balla tha se në Shqipëri ka liri mediash

Balla përmendi rastin e SHBA-ve me Donald Trump, i cili i hiqte fjalën gazetarit të CNN gjatë konferencës për shtyp.

“Në Shqipëri ka liri mediash. Sepse fakti që kemi një diversitet kaq të madh nëse do t’i krahasonim sa outletesh mediatike kemi në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera, kemi më shumë.

Të gjitha këto rekomandime të shihen në kuadër më të gjerë dhe rajonal. Ka ndodhur nga koha kur Donald Trump i kërkonte heqjen e fjalës së një gazetari të CNN në konferencë për shtyp.

Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë.

Unë kam studiuar modelin e demokracisë amerikane. Natyrshëm që fakti që ju ngrini, nuk ka të bëjë aspak me lirinë e medias. Është çështje e komunikimit, kur mblidhemi të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Rasti i asaj dite ishte një gjë e madhe, një bazë ushtarake e NATO-s në Shqipëri.

Dhe nga kjo kalojnë në një çështje tjetër. Ju jeni ekspertë të kësaj fushe, nuk dua të hyjë në detyrën tuaj. Komunikimi publik është një detyrim”, tha Taulant Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!