“Në Shkodër do bëjmë maksimumin”, Memelli: U ndëshkuam nga gabimet tona

schedule09:36 - 14 Korrik, 2023

schedule 09:36 - 14 Korrik, 2023

Ndryshe nga Egnatia, Tirana e Partizani, që “rezistuan” në përballjet evropiane, duke arritur të treja, barazimet 1 me 1, “kuqeblutë” e Vllaznisë u mundën me rezultatin e thellë 3 me 1 në fazën e parë të Conference League, nga irlando-veriorët e Linfield, pas një performance tejet të dobët, sidomos në pjesën e dytë të lojës.

Për përballjes, menjëherë pas përfundimit të saj, një koment të shkurtër e bëri dhe tekniku i shkodranëve, Migen Memelli, i cili në fjalët e tij e pranoi haptazi se skudra u ndëshkua nga gabimet individuale e më tej foli për shanset që shkodranët kanë për të arritur kualifikimin.

“I bëmë gjërat mirë në pjesën e parë, u treguam skuadër e kujdesshme. Por ajo çka nuk bëmë mirë në pjesën e dytë është që ramë pak nga tempi i ndeshjes dhe u ndëshkuam në momentin më të mirë tonin kur po mundoheshim të menaxhonim kundërshtarin. E parë në këndvështrimin e lojës kemi bërë gabime individuale që do të mundohemi t’i rregullojmë në ditët në vijim.

Besojmë se është një rezultat që na mban në lojë dhe shpresojmë që në ndeshjen në Shkodër të bëjmë maksimumin për të rihyrë në lojë se është një rezultat me dy gola diferencë. Në Shkodër do të bëjmë maksimumin për të ecur përpara. Ne na takon të bëjmë maksimumin në Shkodër dhe besoj se stadium do të jetë i mbushur për të na ndihmuar”,- u shpreh Memelli. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!