Në sheshin e Lezhës, Pashka festohet ndryshe

schedule13:45 - 1 Prill, 2018

schedule 13:45 - 1 Prill, 2018

Në qytetin e Lezhës, dy biznesmenë afruan një risi për mënyrën e të festuarit të Pashkës. Në shesh u shpërndanë vezë dhe ushqime për vizitorët.

Një Pashkë ndryshe në sheshin më katolik të Shqipërisë.

Risinë e sollën në Lezhë tek “Papa Gjon Pali i Dytë” një katolik dhe një mysliman.

Ata janë të dy biznesmenë, por i ka bashkuar festa dhe dëshira për t’i bërë bashkë lezhjanët pavarësisht besimeve fetare.

Altin Prenga e Lirim Torba mundësuan për çdo vizitorë vezë dhe ushqime të tjera që sinifikojnë ringjalljen e Krishtit.

Për Altin Prengën, kjo mënyrë të festuari është thjesht ripërtëritje e një tradite që ka ekzistuar, ndërsa Lirim Torba i besimit musliman thotë se festat nuk kanë përkatësi fetare.

Në mbështetje të këtij aktiviteti ishte dhe Bashkia Lezhë.
Artistët e qendrës kukturore të fëmijëve krijuan një atmosferë të gëzueshme, kurse nënkryetarja e Bashkisë, Alfrida Marku, përcolli urimin për festën e Pashkëve.

Kjo mënyre të festuarit prej 1 viti është kthyer në traditë për Lezhën, duke dhënë në këtë mënyre shembullin e harmonisë fetare që mbizoteron në këtë rajon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!