Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që sot mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Kryesocialisti shfaqet në shkallët e selisë, ndërsa në sfond duket fotoja e Fatos Nanos.
Rama u kërkon ndjesë ndjekësve të tij, teksa thotë se “po i zgjon si gogol”, ndërsa kujton se sot PS ka ditën e kongresit.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS?e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë?”, shkruan Rama.
Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i konceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevardit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.
Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente te salla e Pallatit të Kongreseve, e për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama. g.v/abcnews.al