Krijimi i Superligës së Europës ka ngjallur në shumë polemika e paqartësi dhe në Itali, Serie A vendosi të organizojë një mbledhje me të gjithë klubet e elitës.
Nga ajo që bëhet me dije nga mediet italiane mësohet se mbledhja ka përfunduar dhe klubet pjesëmarrëse në Superligë kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre.
Milan, Juventus dhe Inter kanë shprehur gatishmërinë dhe qëndrimin e tyre për të vazhduar pjesëmarrjen në Serie A, paralelisht me Superligën.
Serie A clubs meeting is now over. Juventus, AC Milan and Inter have announced their intention to stay in the domestic league and play in Serie A also if they’re now part of the #SuperLeague. ??? @SkySport
…UEFA will fight to ban SuperLeague clubs also from domestic leagues.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 19, 2021
Përtej dëshirës së tyre, pjesëmarrja në kompeticionin vendas është në rrezik për shkak se UEFA pritet të përjashtojë këta tre klube si masë ndëshkimi për organizimin e Superligës. /abcnews.al