Në San Siro do të jenë 57 mijë tifozë për të ndjekur Milan-Inter

schedule12:15 - 7 Nëntor, 2021

schedule 12:15 - 7 Nëntor, 2021

Derbi i fundit i Milanos  me stadiumin e mbushur plotë nga tifozët është ai i datës 9 shkurt 2020, në Meazza pak kohë para shpërthimit të pandemisë.

Interi në atë derbi përmbysi rezultatin nga 0-2  në 4-2. Conte dhe Pioli ishin në atë kohë në stolat përkatës të ekipeve dhe Ibrahimoviç kishte përballë Lukakun i cili ka dominuar skenën në 5 përballje ndaj Milan-it duke shënuar 5 herë e duke fituar 4 derbi.

Sot në mbrëmje do të jetë rikthimi i derbit me tifozë , ku emocionet dhe atmosfera do të jetë shumë e madhe. Sot në San Siro do të jenë 57 mijë tifozë,, madje edhe 150 kamera nga e çdo vend i botës për të transmetuar live supersfidën.

Stadiumi i klubeve të Milanos përmban 76 mijë vende por sipas rregullave të vendosura nga shëndetësia , do të lejohen vetëm 75% të kapacitetit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!