Në Rrogozhinë për 3 pikë, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Erzeni-Dinamo City

schedule15:28 - 17 Shtator, 2023

schedule 15:28 - 17 Shtator, 2023

Erzeni do të presë “blutë” e Dinamo City në orën 16:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Superiores, “shijakasit” nuk kanë shijuar ende fitoren e parë të këtij sezoni, ndonëse ka siguruar dy pikë në takimet e mëparshme, teksa u mund në javën e tretë nga Egnatia me rezultatin 4-3.

Ndërkohë, blutë siguruan tre pikët e para duke fituar 2-1 ndaj Kukësit. Trajnerët Deliallisi dhe Di Biaxho kanë publikuar formacionet zyrtare për duelin që luhet në Rrogozhinë.

Formacionet zyrtare:

ERZENI: Hasanbelli, Alba, Sadiki, Atanda, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Mihana, Meçja

Trajner: Alfred Deliallisi

DINAMO: Rexhepi, A. Marku, Behiratçe, Samake, Prodani, Krasniqi, Lorran, Denison, Zabërgja, Kaçorri, Vila

Trajner: Luixhi di Biaxho /i.m /abcnews.al