Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në rrezik për jetën, Dritan Abazoviç merret në mbrojtje nga Ministria e Brendshme

schedule21:11 - 26 Prill, 2021

schedule 21:11 - 26 Prill, 2021

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është marrë në mbrojtje nga Ministria e Brendshme.

Siç raporton Vijesti kjo gjë ka ardhur pas kërcënimeve nga klani kriminal ‘Kavaç’.

“Në këtë rast të veçantë, informacioni i mbledhur tregon qëllimin e anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, kryesisht anëtarëve të grupit të organizuar kriminal Kavač dhe një prej drejtuesve të Kašćelan Slobodan, për të ndërmarrë aktivitete që synojnë kryerjen e krimeve të krimit të rëndë dhe të organizuar, në rrezikimin e jetës së Zëvendës Kryeministrit të Malit të Zi, Z. Dritan Abazović “, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme këto veprime kanë ardhur pas vrasjes së Zoran Ashanin ditën e djeshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!