Në “Roazhon Park” kërkohet fitorja, publikohen formacionet e sfidës Rennes-PSG

schedule20:24 - 8 Tetor, 2023

schedule 20:24 - 8 Tetor, 2023

Në orën 20:45, “gjigandët” e Paris Saint-Germain do të ndeshen me rivalët e Rennes, në transfertën e “Roazhon Park”, me “parisienët” që do të kërkojnë rikthimin te fitorja, në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve Bruno Genesio i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “veterani” Mandanda. Në krahët e mbrojtjes janë Belocian e Assignon, ndërsa qendra mbulohet nga Theate e Omari. Më të tërhequr në mesfushë janë Bourigeaud e Matic, ndërsa Blas, Rieder e Gouiri janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Arnaud Kalimuendo.

Në krahun tjetër, tekniku spanjoll Luis Enrique i ka rreshtuar “parisienët” e tij, me formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku në portë nuk ka sesi të mungojë “shtatlarit” italian, Gianluigi Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Hakimi e Lucas Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Milan Skriniar e Marquinhos. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zaire-Emery, Ugarte e Vitinha, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Ousmane Dembele, Gonçalo Ramos e Kylian Mbappe. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: