Në raundin kur Marku u rrëzua, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen tetë sekonda më herët

schedule10:58 - 26 Gusht, 2022

schedule 10:58 - 26 Gusht, 2022

Në raundin kur Marku u rrëzua, gjyqtari e ndërpreu ndeshjen tetë sekonda më herët. Florian Marku arriti që të fitojë kundër Miguel Parra. Kjo ndeshje shkoj përtej pritshmërive, pavarësisht se meksikani renditej i 250 në botë.

Në fund dueli jo vetëm që ishte i luftuar, por u prit me kërshëri deri në fund për të shpallur fituesin.

Madje në raundin e tetë, Parra arriti që të rrëzojë në tokë Florian Markun për t’i shkaktuar një nga “knock-down” e pakët në karrierë.

Atje ishte momenti i vetëm i artë i meksikanit për të mbyllur ndeshjen.

Por disi e pakuptueshme ishte vendimi i arbitrit, që teksa Marku po vuante nga grushtet e kundërshtarit, e mbylli ndeshjen 8 sekonda para. /Sport Ekspres/