Banorët e Porto Romanos në Durrës kanë protestuar përsëri në lidhje me depozitat e gazit që gjenden pranë zonës ku ata kanë banesat e tyre.
Banorët kërkojnë të merren masa dhe të shmanget një tragjedi e mundshme, pasi siç shprehen ata, nëse ndodh përsëri një incident si ai i disa ditëve më parë, e gjithë zona do të shuhet nga shpërthimi.
Kërkesa e vetme e tyre është që firma që ka instaluar depozitat e gazit, të largohet nga ai vend. Dy javë më parë në këtë vend shpërtheu një zjarr gjatë procesit për mbushjen e bombolave të gazit të përmasave të ndryshme.
Zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll, duke shmangur një katastrofë të mundshme. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe automjetet e stacionit zjarrfikës të qytetit, ndërkohë që këta të fundit kanë ndëshkuar firmën “Power Gas” me masë administrative. /abcnews.al/