“Ne punë, ata protesta”, Rama: Do marrim mandatin e katërt, bufi të rrijë në kënetë

schedule11:30 - 27 Shkurt, 2025

schedule 11:30 - 27 Shkurt, 2025

“Shoqja fitore me 11 maj do vijë me ne, Noc Rrokun do t’ia u çojnë për dhëndër atyre që do t’iu shkojë mendja se mund t’i afrohen shoqes fitore”.

I bindur për fitoren e 10-të rradhazi, Edi Rama foli përpara strukturave socialiste për prioritetet e mandatit të katërt, duke risjellë në vemendje edhe një herë investimet e bëra gjatë qeverisjes së majtë.

“Ne ulim çmimin e energjisë që s’ka bërë vaki askund në këto vite dhe në Shqipëri nuk është hera e parë që bëhet një ulje e përgjithshme e çmimit të energjisë. Kur ne morëm këtë detyrë, ishin 117 mijë subjekte private, sot janë 250 mijë. Tani si është kjo që ekonomia është më keq, gjërat janë më keq, këtu punët kanë shkuar më keq kur ne sot numërojmë 250 mijë subjekte private, ndërkohë që atëherë ishin 117 mijë?”.

Duke bërë një paralelizëm me 2013, kryesocialisti u ndal tek protestat e opozitës, të cilat sipas tij nuk kanë ndryshuar asnjë strategji duke marrë si shembull edhe ata të organizuara tek 5-maji,

“I nxorën në rrugë nëpër protesta për disa banesa që ishin Kandahar, që s’kishin lidhje fare as me Tiranën, as me Europën dhe s’kishin lidhje fare as me apartamentet që ata do të marrin, fare.

Por këneta këtë punë ka bërë dhe kush është këtu, dhe këtu ka jo pak që janë me mua në këtë betejë qysh në ditën 1 dhe e dinë shumë mirë se këneta këtë punë ka pasur. E vetmja gjë që ka ndryshuar është që zhabat janë plakur, bretkosat janë sfilitur, zhapikët janë çmendur, por ama aty janë, me bufin në krye, që është si ajo që thotë, “Jep shpirt, po s’heq dorë”

Prej disa ditësh, Edi Rama po zhvillon takime me strukturat socialiste ku po jep edhe porosite e tij përpara nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!