Në PUB-in mbi 300 vjeçar të Afrim Nelit, shqiptari rrëfen në “ABC e Mëngjesit” rrugëtimin e tij në Britaninë e Madhe

schedule09:18 - 31 Mars, 2025

schedule 09:18 - 31 Mars, 2025

I ftuar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, shqiptari Afrim Neli foli për rrugëtimin e tij në Britaninë e Madhe. Tashmë i vendosur prej vitesh Londër, ai tregoi se ka edhe një nga PUB-et më të preferuara.

Pub-i ka marrë edhe çmimin “Horse Grrom”, një ndër bizneset më të mira të zonës për vitin 2023

“Ky çmim tregoi ai është jo vetëm falë punës, por edhe kontributit që japim si shoqëri”, u shpreh ai. Në këtë lokal “Beatles” kanë qenë klientë besnikë, por është edhe Pub-i i preferuar i Beatles, princit Charles e Rihannes.

“Për Krishtlindje kam pasur edhe deputetë britanikë. Kemi pasur njerëz shumë të njohur. Tradita e shqiptarit është burrëria e zemërgjerësia. Lagja ku ndodhet ky PUN dikur quhej “Tullumbacja e Floririt”.

Ai tregoi edhe një rast të çuditshëm, lidhur me orën e cila ndryshon…

“Edhe sot që e kam unë, kur kurdis orën, gjithmonë shkon një orë përpara”, u shpreh ai.

Një tjetër histori e veçantë, e rrëfyer nga ai, ku tregoi edhe se ka marrë çmimin “Kampioni Bamirës”, duke qenë se ka kontribuar shumë për t’i ardhur në ndihmë personave në vështirësi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!