Në pritje të Superhënës, do të shfaqet në 21 janar

schedule13:42 - 19 Janar, 2019

schedule 13:42 - 19 Janar, 2019

Superhëna do të shfaqet në orët e para të mëngjesit të 21 janarit. Gjatë eklipsit total do do të jetë e kuqe dhe shumë më e madhe se zakonisht. Eklipsi i radhës do të ndodhë pas 10 vitesh.

Spektakli i parë astronomik i këtij viti pritet të ndodhë në orët e para të mëngjesit të 21 janarit ku do të ndodhë eklipsi i plotë i hënës. Për të riparë një fenomen të tillë duhet pritur dhjetë vite të tjera.

Fenomeni është i dukshëm kur dielli, toka dhe hëna rreshtohen duke fshehur dritën e diellit për hënën, duke projektuar në të një hije në formë koni. Kur hëna  do të gjendet plotësisht në brendësi të konit – hije, do të nisë dhe faza e eklipsit total.

Përveç se e kuqe hëna do të jetë dhe më e madhe se zakonisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!