Në pritje të seancës së jashtëzakonshme parlamenatre në Kosovë

schedule11:09 - 6 Shtator, 2018

schedule 11:09 - 6 Shtator, 2018

Dhe pse e parashikuar të niste në orën 10:00 të paradites së sotme, seanca e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë nuk ka nisur ende. Sipas mediave koavare aktualisht në sallë ndodhen 45 deputetë, nga LDK-ja, VV-ja dhe PSD-ja.

Përmes kësaj seance të jashtëzakonshme opozita po tenton të miratojë një rezolutë që do të ja ndalonte Presidentit Thaçi udhëheqjen e bisedimeve me Beogradin.Opozita në vend synon miratimin e një resolute e cila i ndalon presidentit Thaçi që të diskutojë për çdo ndryshimi territorial të vendit. Lideri i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës që është dhe inciatore e kësaj resolute, Avdullah Hoti, i ka bërë apel deputetëve që të marrin pjesë në seancë për të votuar rezolutën. Nga ana e tij dhe kryetari i parlamentit, Kadri Veseli, i ka bërë apel kreut të shtetit që të mos negociojë për kufijtë me palën serbe në takimin në Bruksel në 7 shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!