Disa orë para ceremonisë së ndarjes së cmimeve Oscar, në Los Anxheles protagonistë janë personat e famshëm mes festave dhe mbledhjeve të fondeve. Qyteti i engjëjve është gati për të pritur edicionin e 92.
Gjithcka është gati ose pothuajse në Los Anxheles për mbrëmjen më të rëndësishme të kinemasë.
Mes tapetit të kuq, dhe festave të rëndësishme qyteti i ëngjëjve është në pritje të të ftuarve vip.
Ceremonia për edicionin e 92 të Oscar, mbrëmjen e së dielës, është vetëm kulmi i një serie festimesh dhe ngjarjesh ku do të marrin pjesë persona të famshëm duke e kthyer qytetin e ëngjëjve në vendin më të rëndësishëm të momentit.
Por mbrëmja e Oscar nuk është vetëm për këtë dhe ankthi për marrjen e statujës është në rritje sidomos në ambjentet e kuzhinës ku fantazia dhe krijimtaria japin më të mirën e tyre. Por sërish dhe këtu tema mbetet statuja e famshme.
Kulmi i ngjarjeve në atë që ishte një javë përgatitore ëshët sigurisht mbrëmja mes 8 dhe 9 shkurtit. Në kalendar është “Film Independent Spirit Awards” me atë që konsiderohet si festa më e famshme në botën e filmave të pavarur, ose njohur ndryshe si darka e organizuar nga sipërmarrësi britanik Çarls Finç me shtëpinë e modës Chanel.
Mes eventeve më të rëndësishme është dhe “Governors Ball” dedikuar fituesve: më shumë se 500 të ftuar. Një ushtri prej 200 personash do të jetë në kuzhinë për të përgatitur një menu rreth 70 për qind vegjetariane.
Për të 28-in vit rradhazi do të jetë dhe mbedhja e fondeve nga fondacioni i Elton Xhon për luftën kundër Hiv Aids.
Në skenë është dhe cifti më i njohur i biznesit të spektakleve Beyoncé e Jay Z që organizojnë për herë të tretë Festën e Artë.
Një ngjarje tjetër e rëndësishme është post festa e Madonës./abcnews.al