Pak kohë më parë, Eliona Pitarka zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Aktorja e njohur do të bëhet me një vajzë, ndërsa shpeshherë ndan momente me ndjekësit në Instagram nga kjo periudhë e ëmbël.
Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë. Mirëpo, duke ardhur edhe fundi i pritjes së ëmbël, Eliona ka një “problem” të vogël.
Aktoja ka publikuar në Instastory një video të ëmbël ku shihet e vogla që i gjuan barkun. “Që tani nuk po më lë të pi asnjë kafe”, ka shkruar aktorja krahas videos.