Në prill Maqedonia merr dozat e tjera të vaksinës kineze dhe Pfizer

schedule15:24 - 6 Prill, 2021

schedule 15:24 - 6 Prill, 2021

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe këtë të martë ka theksuar se gjatë muajit prill pritet që të mbërrijnë dhe 20 mijë vaksina Sputnik V, si pjesë e donacionit të gjithsej 40 mijë dozave nga Serbia.

Në konferencën për mediat Filipçe tha se brenda prillit pritet të arrijnë edhe vaksinat kineze dhe “Pfizer”, pas çka do të rritet edhe numri i të vaksinuarve në bazë ditore.

“Në periudhën në vijim pritet të vijnë edhe 20 mijë vaksinat tjera. Që do të thoth se të gjithë qytetarët që tani po vaksinohen, do të rivaksionohen. Kemi disa paralajmërime se mes 15-20 prillit do të vijnë vaksinat kineze dhe ato Pfizer nga kontrata direkte, por edhe nga kontrata tripartide nga Evropa. Por kur të kemi data të sakta do të njoftojmë”, tha mes tjerash ministri Filipçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!