Në “Pressing” debat për Teutën pretendente: E brishtë në sulm, humbet shumë

schedule23:57 - 11 Shkurt, 2021

schedule 23:57 - 11 Shkurt, 2021

Shumë barazime dhe pak gola të shënuar. Teuta ka një ekip të fortë, por këto janë dy problemet e mëdha që po hap ekipi i Edi Martinit. Në lidhje me situatën e ekipit bregdetar, që ndan vendin e tretë me Laçin me nga 30 pikë, flasin të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Pressing” në ABC.

GALLO “Teuta prodhon shumë lojë. Ka një skuadër shumë të mirë, por humbet shumë dhe shënon shumë pak. Ka pësuar shumë pak, por problematika kryesore është faza sulmuese. Do vuash nëse nuk shfrytëzon rastet e krijuara.

Fitorja 1-0 ndaj Apolonisë është e ngurtë si fitore, jo se Apolonia është ekip i dobët. Është e brishtë në finalizim Teuta. Mungesa e golit sjell harxhimin e energjive. Nuk janë të qetë në momentin e finalizimit, nuk janë të saktë, nuk janë bashkëpunues”.

MEZANI “Teuta është skuadër e konsoliduar në mbrojtje, por kanë probleme në ofensivë. Ndoshta presioni i mosardhjes së fitoreve radhazi e bën të nxitohet. Shkojnë mirë te porta dhe prej presionit gabojnë. Prodhojnë shumë dhe nuk shënojnë. Ndoshta kanë shënuar më pak se skuadrat pas tyre në renditje”.

XHAFA“Teuta u ndërtua në konceptin e skuadrës së vitit të kaluar, ku kishte një skuadër shumë të mirë në mbrojtje. Merkato është bazuar te Bregu dhe Krasniqi, për të rritur nivelin sulmues. Martini e ka të vështirë t’i largojë për të mos i humbur më pas për shumë kohë. Trajneri krijon pritshmëri ndaj tyre, ata nuk po bëjnë atë që pritet, dhe trajnerin tenton t’i mbrojë sa më shumë, duke i lënë në fushë në pritje që rezultati do të vijë nga ata”.

TUFA – “Ka luhatje rezultatesh. Vuan presionin e fitimit të ndeshjes. Humbën me Vllazninë pas fitores me Kukësin. Më pas erdhën dy fitore të tjera. Ka organikë mjaft të mirë, por vuan presionin. Ata kanë 8 sulmues, por vuajnë për të shënuar”.

SKARÇO – “Është skuadra me vetëm dy fitore në shtëpi, vetëm Skënderbeu ka bërë më keq në shtëpi. Fusha e Durrësit është në gjendje jo të mirë, e ka thënë edhe Dejvi Bregu. Është problem i madh, pasi Teuta ka lojtarë teknikë. Ai që mbrohet është gjithmonë më i avantazhuar në Niko Dovana”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!