Në pranga me urdhër të SPAK, Abcnews.al zbardh vendimin, pse u arrestua kryeprokurori i Kukësit

schedule15:36 - 30 Qershor, 2021

schedule 15:36 - 30 Qershor, 2021

Abcnews.al, ka zbardhur vendimin e SPAK, për arrestimin e kryeprokurorit të Kukësit, Edmond Karriqi. Mbi të rëndon akuza e “korrupsionit pasiv”. Sipas SPAK janë mbledhur prova konkretet nga të cilat rezulton që Edmond Karriqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe Isuf Gega. Ndërkohë është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg” për persona të tjerë, D.D dhe E.B si të dyshuar se kanë dhënë para ndaj prokurorit Kariqi.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe shoferi i Edmond Karriqit ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit.  Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!