Në prag të sfidës ndaj Dortmund, Milan humbet një titullar

schedule09:16 - 2 Tetor, 2023

schedule 09:16 - 2 Tetor, 2023

Milani ka marrë një tjetër goditje të rëndë për planet e Stefano Piolit para sfidës ndaj Borusia Dortmund në Champions League.

Kuqezinjtë kanë humbur shërbimet e Ruben Loftus-Cheek, një nga titullarët e paprekshëm në këtë start të sezonit.
Ai kishte qenë një nga pikat kyç për trajnerin e Milanit në këto javë të para të sezonit, por që në minutën e 29-të të ndeshjes ndaj Lazios, kur ai braktisi i dëshpëruar fushën e lojës, u kuptua që Pioli duhej të fillonte të mendonte për në zëvendësues.

Pa të, Krunic dhe Benasser, për trajnerin ka dhimbje koke sa i përket “muskujve” në mesfushë dhe alternativat për tre fanella janë shumë të pakta.

Pioli do të ketë vetëm katër alternativa: Adli, Musah, Pobega dhe Reijnders.

Trajneri fillimisht duhet të zgjedhë se cili prej tyre do të luajë para mbrojtjes, për të përcaktuar më pas edhe kush do të jenë më të avancuarit në këtë repart, në një sfidë shumë të rëndësishme ku një hap i gabuar mund të rezultojë fatal në “grupin e ferrit” të Champions League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!