Në prag të finales të Kupës së Italisë, Allegri pa kapitenin e skuadrës

schedule14:43 - 7 Maj, 2024

schedule 14:43 - 7 Maj, 2024

Lajm i keq për Juventus dhe për trajneri Massimiliano Allegri, që në këtë fundsezon humbet një nga titullarët më të mirë. Kapiteni i Juventus, Danilo, u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Romës (1-1).

Lojtari iu nënshtrua analizave, që zbuluan një dëmtim miotendinoz të shkallës së ulët të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Mbrojtësi brazilian tashmë ka nisur procesin për rikuperim të plotë.

Klubi bardhezi konfirmon se Danilo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj Salernitana, në kampionat. Megjithatë, vëmendja e Allegrit dhe stafit të tij shkon në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalanta.

Ndeshja është planifikuar të luhet më 15 maj, në stadiumin “Olimpico”. Synimi i të gjithëve, para së gjithash edhe i vetë lojtarit, është të jenë sërish në dispozicion për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të Juventus./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!