Në prag “skadence”, “yjet” e Bayern kërkojnë rinovimin

schedule22:21 - 20 Nëntor, 2023

schedule 22:21 - 20 Nëntor, 2023

Bayerni i Mynihut nuk është një klub që shqetësohet shumë kur bëhet fjalë për çështjet e rinovimit të kontratave, dhe në një farë kuptimi kjo shpjegohet edhe me pasigurinë që mbretëron aktualisht, për shembull, në lidhje me të ardhmen e Sanésë, dhe ata nuk duken të gatshëm të bëjnë përjashtime as për dy element kyç të dhomës së zhveshjes.

Gazeta gjermane “Kicker”, në fakt, raporton se negociatat për vazhdimin e kontratave si për Thomas Muller ashtu edhe për Manuel Neuer duhet të fillojnë së shpejti.

Politika e klubit është t’ua rinovojë vit pas viti lojtarëve mbi 30 vjeç. Situatat e të dyve, megjithatë, ndryshojnë në disa aspekte.

Situata e Neuerit është më e thjeshtë: portieri 37-vjeçar po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në këmbë dhe vullneti i klubit është të presë për të vlerësuar formën e tij fizike dhe paraqitjet përpara se të marrë vendimin përfundimtar.

Për Mullerin është një situatë në zhvillim e sipër: 34-vjeçari nuk është shumë i kënaqur me faktin që ka përfunduar në stol, pavarësisht se është i vetëdijshëm se kjo është pjesë e një procesi të rritjes së moshës, pavarësisht se ndihet ende si një element themelor i ekipi. Drejtuesit bavarezë janë të bindur se gjërat do të funksionojnë edhe në rastin e tij. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!