“Ne po shfarosim njëri-tjetrin”/ Laert Vasili: Jemi një popull i vogël me një numër të lartë vrasjesh

schedule22:41 - 6 Qershor, 2024

schedule 22:41 - 6 Qershor, 2024

Polemisti Leart Vasili foli për ngjarjet kriminale në vend ndër vite. Gjatë një interviste në emisionin “360 gradë” në ABC News ai u shpreh se në mbi 30 vite demokraci numri i të vrarë është shumë i lartë.

“Si pasojë e internimit janë vrarë 13 mijë veta gjatë komunizmit. Në 32 vite vetëm ’97 shënoi 4 mijë viktima. Më 2000 u bënë 10 mijë dhe sot i kalojnë 20 mijë të vrarë. Tani ky sistem politik në këto 30 vite, si thoni, vlen? Mos është çasti që të shohim a është ky apo jo sistem demokratik që na duhet, kur kemi 20 mijë shqiptarë të vrarë”, tha polemisti Laert Vasili.

Pjesë nga intervista në studio:  

Gazetari Dritan Laçi: Janë të përfshirë edhe krimet ordinere…Nuk je i saktë.

Laert Vasili: Unë nuk jam i saktë, por ju specialistë ju rroftë saktësia…

Dritan Laçi: Lufta vazhdon…

Laert Vasili: Vazhdoni ankand me blerje dhe shitje…Një popull kaq i vogël me këto shifra…Ne akuzojmë fqinjët, por ne shfarosim njëri tjetrin.

Avokati: Ne si popull s’e njohim tolerancën dhe shoqëria e ka të vështirë të jetojë në demokraci

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!