Në pikën kritike nga Covid-19, Belgjika vendos: Mjekët do shërbejnë edhe nëse janë të infektuar

schedule19:00 - 26 Tetor, 2020

schedule 19:00 - 26 Tetor, 2020

Doktorëve në qytetin belg të Lieges iu është kërkuar që të vazhdojnë të punojnë edhe nëse janë pozitiv me Covid-19.

Ky vendim është marrë pasi shëndetësia rrezikon të kalojë në kolaps për bluza të bardha, sepse rezulton që ¼ e stafit janë të prekur nga virusi.

Aktualisht rregullin po e zbatojnë 10 spitale, nënpunësit e të cilëve janë pozitivë por nuk kanë simptoma.

Autoritetet shëndetësore kanë treguar se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër për të shmangur ngërçin.

Një në tre persona të testuar janë pozitivisht në qytetin lindor belg. Spitalet po transferojnë pacientë diku tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente.

Vendimi vjen në një kohë që qeveritë në të gjithë Evropën përpiqen të trajtojnë valët e dytë të infeksioneve të koronavirusit.

n.d./abcnews.al