Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Peshkopi termometri regjistroi -11gradë celcius/ Sinoptikanët: Në mes të javës nis rritja e temperaturave

schedule18:12 - 12 Janar, 2026

schedule 18:12 - 12 Janar, 2026

Kjo e hënë shënoi ditën më të ftohtë të vitit deri më tani. Sipas sinoptikanëve vendet më problematike janë verilindja dhe juglindja e vendit, aty ku edhe temperaturat regjistruan deri në -11 gradë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Korçë termometri shkoi deri në -9. Pas motit të acartë, temperaturat do të pësojnë rritje, duke nisur nga e marta.

“Dita e sotme mund të themi që ka qenë dita më e ftohtë e periudhës së dimrit deri më tani ku termometri shënoi në qytetin e Peshkopisë deri më -11 gradë celcius, ndërsa në kryeqytet temperaturat arritën në -2 gradë. Duke nisur nga dita e nesërme kemi një tërheqje graduale të temperaturave, ndërsa nesër temperaturat do të arrijnë deri në -6 gradë celsus në zonat malore”, tha sinoptikania Besa Shellorari.

Sipas sinoptikanes Besa Shellorari, edhe më vlerat maksimale ne presim rritje të temperaturave në mes javë. Moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell, por, nuk do të mungojnë as vranësirat.  Nuk priten reshje shiu.



“Të enjten dhe të premten temperaturat do të shkojnë deri në 17-18 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet. Ndërsa ato malore në -1 apo -2 ditën e premte.  Përsa i përket motit gjithë këto ditë do të jetë më masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, por pa prezencën e reshjeve të shiut”, tha ajo.

Këtë të hënë në disa akse rrugore malore në vend u regjistrua edhe prezencë e ngricave, për të cilat sinoptikanët thanë që gradualisht edhe këto do vijnë në pakësim, pasi temperaturat do të vijnë në rritje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!