Në pesë ndeshjet e para ka shënuar 10 gola, klubet e mëdha tentojnë sulmuesin që po “çmend” Gjermaninë

schedule10:44 - 28 Shtator, 2023

schedule 10:44 - 28 Shtator, 2023

Serhou Guirassy për këtë sezon në Bundesliga po tregon se është një nga sulmuesit më të fortë, por në fakt jo vetëm në Gjermani, pasi ai kryeson në top 5 ligat e Europës si golashënuesi më i mirë momental.

Sulmuesi i Stuttgart ka shënuar 10 gola në 5 ndeshjet e tij të para dhe askush nuk ka bërë më mirë se ai.

Sipas mediave të ndryshme, performanca e sulmuesit nga Guinea ka bërë për vete Real Madrid dhe Milan. Por nuk mund të mbeten pas klubet e tjera si Manchester United, Inter dhe Juventus. 27-vjeçari ka një kontratë me Stuttgart deri në verën e vitit 2026 dhe vlerën aktuale në treg e ka 14 milionë euro./h.ll/abcnews.al