Në përvjetorin e lindjes, Vesa Luma bën urimin romantik për Big Bastën

schedule17:35 - 30 Qershor, 2021

schedule 17:35 - 30 Qershor, 2021

1 Korriku shënon një ditë të veçantë në familjen e Big Bastës dhe Vesa Lumës pasi reperi feston ditëlindjen. Basta mbush plot 35 vjeç dhe duke qenë se 1 Korriku ka mbërritur në Zelandën e Re, këngëtarja ka bërë një dedikim romantik për partnerin pak momente më parë.

“1 Korrik-data kur lindi shpirti im binjak @bigbastazone ❤️ Unë dhe Liani jemi me fat që të kemi! Të kemi 1 në 1 trilion :)! Të kom zemër e shpirt! Të dua shumë. Uroj me shpirt të festojmë bashkë edhe mijëra të tjera të lumtura! Kudo me ty.”, shkruan Vesa.

Kujtojmë që gjatë këtyre viteve, me largimin në Zelandën e Re, dyshja nuk kanë sjellë projekte të reja muzikore. Ata kanë bërë me dije se po punojnë për të sjellë prurje të reja, por nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të publikohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!