Në parlamentin britanik, paraqitet një projekt-ligj për të lejuar eutanazinë në Angli dhe Uells

schedule14:50 - 12 Nëntor, 2024

schedule 14:50 - 12 Nëntor, 2024

Një projekt-ligj për të lejuar eutanazinë në Angli dhe Uells është paraqitur në parlamentin britanik. Sipas projektligjit, përgjithësisht të rriturit e diagnostikuar me sëmundje terminale dhe që pritet të jetojnë më pak se gjashtë muaj, dhe me kusht që pacientët të jenë të shëndetshëm, do të kenë të drejtë t’i japin fund jetës së tyre me ndihmë mjekësore.

Por që kjo të ndodhë, dy mjekë të pavarur do të duhet të japin një opinion në favor të eutanazisë dhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë do të duhet të nënshkruajë për dhënien e pacientit të dozës vdekjeprurëse të barnave. Kushdo që i bën presion një personi për të kërkuar eutanazi përballet me 14 vjet burg.

Përkrahësit e projektligjit, të udhëhequr nga deputetja laburiste Kim Leadbeater, argumentojnë se ligji në fjalë ofron masat mbrojtëse më të rrepta në botë duke i dhënë fund skenarit më të keq për njerëzit, atë të një vdekjeje të tmerrshme.

Mbrojtësit e votimit kundër projektligjit, duke përfshirë kreun e Liberal Demokratëve Sir Ed Davey, janë të shqetësuar se disa pacientë do të ndihen nën presion për të kërkuar eutanazi.

Projektligji do të diskutohet në Dhomën e Komunave më 29 nëntor, ku pritet të bëhen ndryshime para se të hidhet në votim.

Deputetët e Partisë Laburiste në pushtet janë të lirë të votojnë me ndërgjegjen e tyre pasi nuk do të bëhet fjalë për disiplinë partiake.

Kryeministri britanik ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë apo jo. Megjithatë, vlen të theksohet se në të kaluarën ai kishte qenë pro eutanazisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!