Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë dje në një panair që është zhvilluar në Tiranë nga prodhuesit shqiptarë të cilët i eksportojnë jashtë vendit produktet.
Gjatë takimeve me disa prej tyre nuk kanë munguar as batutat.
Ministrja Frida Krifca: Filipin e kishim në panel
Rama: Filipit bravo i qoftë. Edhe në panel edhe në protestë kundër qeverisë dhe në panel me qeverinë, kjo është gjëja që duhet të bëjnë të gjithë e kan seriozisht.
Një tjetër moment pikant është kur Rama e “përshëndetet” me bark një prej prodhuesëve të bukës, për shkak se ai ishte i shëndetshëm. “Ooo” dëgjohet të thotë Rama, teksa i afrohet. Ky moment është shoqëruar me të qeshura nga të gjithë të pranishmit.
“Ishte kënaqësi e veçantë dalja për disa minuta nga salla e Kongresit, për të takuar vetëm disa prej liderëve të zhvillimit bujqësor, të cilët i kam njohur personalisht në rrugën e Rilindjes së Bujqësisë, burra, gra, djem e vajza, që falë edhe mbështetjes nga qeveria, rrisin prodhimet, eksportet, fitimet e tyre të mundimshme, larg nga mediat e nga qyteti, nga rrëmuja e rrëmeti”, shkruan Rama në facebook.
/abcnews.al