Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë nuk tregojnë shenja të zbutjes dhe shqetësimi është duke u rritur për shkak të jetëve që po merr.
Pamjet që vijnë nga zona e luftës janë të trishtëa. Raketat dhe sulmet ajrore i kthejnë shtëpitë në pak sekonda në rrënoja dhe i detyrojnë njerëzit të largohen për të gjetur strehim.
Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore në Gaza kanë shënjestruar militantët palestinezë por linjat e energjisë dhe rrugët kryesore janë dëmtuar gjithashtu.
Në imazhin e mësipërm, një palestinez gërmon rrënojat e shtëpisë së tij të shkatërruar pas një sulmi izraelit të dielën.
Disa nga familjarët e tij mbetën nën rrënojat e shtëpisë së tyre, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
“Na duhen të paktën 10 vjet më shumë për të ndërtuar atë që është dëmtuar këtu në Gaza,” tha Mohammad Abu Rayya, pediatër të hënën për BBC.
Funeralet e improvizuara janë zhvilluar përreth territorit. Gruaja sipër po vajton familjarët e saj që vdiqën në Gaza.
Ndërkohë Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe grupet e tjera militante palestineze, ka vazhduar të lëshojnë raketa drejt Izraelit jugor.
Shtëpitë dhe ndërtesat janë dëmtuar, dhe miliona izraelitë janë detyruar të largohen në vende të sigurta.
Vajza e vogël sipër është fotografuar në një strehë në qytetin Ashkelon, e cila ka mbajtur barrën e sulmeve me raketa.
Victoria Tapalashvili shihet duke parë dëmet në shtëpinë e saj në qytetin jugor izraelit Ashdod pas një sulmi.
“Nuk është e lehtë, pothuajse çdo mbrëmje, çdo natë, ne i ngremë fëmijët nga shtrati dhe vrapojmë në strehimore,” i tha BBC-së ekzekutivi i teknologjisë izraelite dhe babai i tre fëmijëve, Eitan Singer. “Kemi 30 deri në 60 sekonda për të gjetur një strehë”, rrëfen ai.
Kjo pamje tregon një shtëpi tjetër të dëmtuar në Ashdod.
Sistemi i mbrojtjes së Izraelit thuhet se ka kapur 90% të raketave të hedhura në territorin e tij. Raketa janë hedhur gjithashtu nga Libani fqinj drejt Izraelit verior.
Dhuna u përhap gjithashtu në Bregun Perëndimor të okupuar, ku trupat izraelite u përleshën me palestinezët gjatë fundjavës.
Këto palestineze shikojnë nga një dritare ndërsa vajtuesit mbajnë trupin e një të afërmi gjatë një funerali në Bregun Perëndimor të dielën.
Ky burrë, Riyad Eshkuntana, u nxorr nga rrënojat së bashku me vajzën e tij gjashtë vjeçare, Suzy, në Gaza. Ajo ishte bllokuar për orë të tëra nën shtëpinë e tyre dhe përfundimisht u ribashkua me babanë e saj në spitalin më të madh të Gaza.
“Më fal, bija ime. Ti më thërrite për të ardhur te ti, por unë nuk mund të vija”, i tha Eshkuntana kur u ribashkuan, sipas Reuters.
Kjo grua kontrollon dëmet në shtëpinë e saj në Ashkelon.
Në imazhin e mësipërm, një burrë vajton vdekjen e vajzës së tij 12-vjeçare në Gaza.
Dhe më poshtë, familja dhe miqtë e një ushtari izraelit qajnë në funeralin e tij.
Konflikti është tani në javën e tij të dytë, me pak shenja përfundimi. SHBA dhe fuqitë e tjera botërore kanë shprehur mbështetje për një armëpushim, por duket se është e vështirë për t’u arrirë. g.v/abcnews.al