“Në orën 10 dua të jem në krevat”, Adelina Mamaqi flet për divorcin: Më kujtohet ç’më tha nëna

schedule12:28 - 22 Mars, 2023

schedule 12:28 - 22 Mars, 2023

Poetja dhe shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi, ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ajo ka zbuluar disa gjëra nga jeta e saj private, si për shembull, që shkruan gjithmonë në mëngjes, pasi në orën 10 shkon të flejë, një regjim ky i përhershëm familjar.

“Natën nuk shkruaj asnjëherë, unë kam një regjim. Në orën 10 dua të jem në krevat. E kam pasur tërë jetën, ka qenë një regjim i familjes. Unë edhe po të shkruaj mbasdite vonë, më kapërcen gjumi. Zakonisht, unë shkruaj në mëngjes”, u shpreh poetja.

Më tej, ajo foli edhe për divorcin në një kohë kur askush nuk guxonte të merrte vendime kaq lirshëm.

“Ne lindim të lirë, atëherë pse nuk duhet të jetojmë të lirë. Lirinë me kuptimin e mirë të fjalës, jo çthurje. Unë jam rritur në një ambient intelektualësh, ku kam parë gjithmonë atë marrëdhënien e nënës sime me babain tim. Ishte një marrëdhënie e përzemërt, ne kishim një harmoni shumë të madhe në familjen time. Eddhe unë një gjë nuk ia harroj nënës sime, në jetë do të të ndjeki dhe opionini dhe paragjykimet e të tjerëve, prandaj mos u influence nga këto”, tha Mamaqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!