Në një nga qytetet më të rrezikshme në botë, Artan Hoxha në vendin ku u vra Ergys Dashi: Çfarë po ndodh këtu me shqiptarët…

schedule17:27 - 17 Shtator, 2022

schedule 17:27 - 17 Shtator, 2022

Ergys Dashi, ishte një emër jo shumë i lakuar në ambientet e kronikës së zezë në Shqipëri. Të paktën, kështu dukej, deri më 23 janar 2022. Mbrëmjen, ku 20 plumba të derdhur ndaj tij në një lokal në Ekuador, do të zbulonin edhe Cv-në e tij të pasur në botën e narkotrafikut.

Kur kanë kaluar rreth 8 muaj që nga vrasja e tij, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka mbërritur pikërisht në lokalin ku Ergys Dashi u eliminua nga një vrasës me pagesë teksa konsumonte ushqimin nën shoqërinë e një miku të tij. Hoxha ka mundur të kontaktojë me menaxherin e restorantit i cili ka shpjeguar se si autori i maskuar dhe me një buqetë me lule në dorë iu afrua Dashit edhe e ekzekutoi në vend.

Hoxha shprehet se në Guayaquil, vrasësit i gjen me shumicë në rrethinat e qytetit ku jetohet në varfëri ekstreme, për pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollarë.

Kur kanë kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetëm nuk kanë gjetur vrasësit, por duket se as qe kanë ndërmend të merren, me atë që ka ndodhur.

Për ta, shqiptarët, vijnë nga një vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilësojnë përgjegjës për fatin e tyre, pasi janë përfshirë në nivele të lartë, në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Ndërsa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejnë aq shpesh atentate, sa e kanë kthyer Guayaquilin, në njërin nga qytetet më të rrezikshme të botës.

Postimi:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!