Në një lidhje me ish konkurrentin e Për’puthen? Beatrix Ramosaj flet për herë të parë

schedule19:21 - 13 Korrik, 2022

schedule 19:21 - 13 Korrik, 2022

Beatrix Ramosaj ka reaguar pas spekulimeve se ka nisur një romancë me ish konkurrentin e Përputhen, Andi Artani. Shkak për këto thashetheme u bë një koment që bëri këngëtarja në një prej postimeve të tij. Megjithatë, ajo ka reaguar shpejt duke mohuar gjithçka.

Përmes disa postimeve në Twitter, Beatrix sqaron se është beqare dhe se po i dedikon kohë vetëm vetes. “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë” shkruan me ironi Beatrix duke shtuar se është single dhe po fokusohet te vetja.

Kujtojmë që Trixa ka qenë ndër personazhet më të komentuar të muajve të fundit për shkak të romancës që nisi me aktorin e humorit, Donald Veshaj, gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!