Nga “Doktor plastik”, tek video-klipi i ri i Butrint Imerit, Kiara Tito rrëfen dashurinë e saj për televizion dhe sqaron një herë e mirë marrëdhënie me këngëtarin nga Kosova.
Një puthje në emisionin “Top Select”, kur Kiara moderonte këtë program ishte zanafilla e një historie të plotë dashurie nëpër portale. Videoklipi “Hajt Hajt” i Butrintit, ku Kiara ishte protagoniste i fryu më shumë zjarrit. Fotoja e tyre bashkë dhe videoklipi u mor si një konfirmim për lidhjen e tyre. Mirëpo, sot e ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës ajo sqaroi një herë e mirë që nuk është e lidhur me Butrintin.
“Shpeshherë kam dëgjuar këto ditë se më në fund publikuat foto, e bëtë publike marrëdhënien tuaj. Ndërkohë që nuk është e thënë që ti të marrësh pjesë në videoklipin e një shoku dhe të pohosh marrëdhënien që mund të keni përveçse shoqërore. E them me sinqeritetin më të madh, nuk ka asgjë mes ne të dyve. Nuk e di përse është keqkuptuar që prej kohës së “Select”-it nisi si thashethem dhe u vazhdua për vite me radhë. Por unë e kam me të vërtetë mik të mirë. Nuk mund ta them që më pëlqen kjo gjë “je apo s’je” se ka momente që bëhet e bezdisshme. Por do thuash ti vetë e ke fajin…”,-është shprehur Kiara.
Ndërkohë, sa i përket fansave të Butrintit që nuk e kanë shumë qejf, Kiara ka një arsye pse ndodh kjo gjë:“Edhe unë kur kam qenë e vogël kam pasur shumë qejf atë Cesc Fabregaz dhe e kisha aq inat atë të dashurën e tij”,-ka thënë Kiara./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!