Në “Niko Dovana” për të gjetur “kthesën”, publikohen formacionet e sfidës Teuta-Vllaznia

schedule15:51 - 28 Nëntor, 2023

schedule 15:51 - 28 Nëntor, 2023

Pas përfundimit të dy nga tre ndeshjeve të fundit, të javës së 14-të të Kategorisë Superiore, tashmë radhën për të dhuruar spektakël në fushën e blertë e ka “kryefjala” e kësaj, përballja mes “durrsakëve” të Teutës dhe “kuqebluve” të Vllaznisë.

Në “Niko Dovana”, durrsakët e Martinit dhe shkodranët e Osmanit, do të kërkojnë të lenë pas ecurinë e rezulateve negative, me plot 4 javë pa fitore. Të dy skuadrat do të futen në fushë vetëm për 3 pikë, për t’iu larguar zonës së ftohte.

Si Martini ashtu dhe Osmani, kanë hedhur në fushë, lojtarët më të mirë në dispozicion. Në duelin e fazës së parë të zhvilluar në Shkodër, ishte Vllaznia që fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të Bekim Balajt, që realizoi një dopietë.  /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare

Teuta: Dema, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Daja, Beqja, Boçi, Kruja, Arifi, Peposhi, Daci.

Trajner: E.Martini

Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Çoba, Gruda, Balaj.

Trajner: Q.Osmani