Në ndjekje nga policia shkaktoi aksident masiv, Gjykata e Elbasanit lë 6 vite në qeli të riun

schedule12:52 - 11 Prill, 2022

schedule 12:52 - 11 Prill, 2022

Me 6 vite burg e ka dënuar Gjykata e Elbasanit Aldrion Shehu, që shkaktoi aksidentin masiv në Elbasan 2 vite më parë.

Prokurori Ritvan Sukaj kishte kërkuar dënimin e tij me 30 vite burgim. Gjykata riklasifikoi njërën nga veprat atë të vrasjes se punonjësit të policisë duke e klasifikuar si kanosje.

Aldrion Shehu duke drejtuar një makinë tip “Passat” kaloi tre postblloqe që nga Pogradeci në Elbasan duke e detyruar policinë që të ndërhyjë forcërisht për ndalimin e tij. Në këtë mënyrë, forcat e rendit i kanë hedhur zinxhirë me gozhdë për çarjen e gomave të makinës së Aldrion Shehut duke bërë që ai të kalojë në anën tjetër të rrugës, gjë e cila solli edhe përplasjen me mjete të tjera. Nga aksidenti masiv u plagosën 5 persona të pafajshëm, mes tyre dhe 1 polic.

Policia i bëri shenjë të ndalonte por Shehu shtoi shpejtësinë ndaj u vendos në ndjekje të tij për disa kilometra. Policia kishte dyshime se Shehu mund të ketë patur lëndë narkotike në makinë.

/abcnews.al