Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në ndihmë të FSHF, Ranieri: Unë kam 4 përgatitës atletikë, ndihmoni futbollin shqiptar

schedule12:24 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:24 - 22 Nëntor, 2020

Futbolli vijon në evoluojë dhe FSHF dëshiron të ecë me hapin e duhur. Së fundmi po promovohet fuqishëm kursi i ri, që Federata ka nisur për të nxjerrë sa më shumë përgatitës atletikë të aftë, që të kontribuojnë për futbollin tonë.

Figura të rëndësishme të sportit botëror kanë ndihmuar FSHF-në dhe Luigi Febbrarin (drejtuesi i kursit)  në këtë nismë, teksa së fundmi ai që tregon rëndësinë e përgatitësit atletik është Claudio Ranieri, trajneri i Sampdorias.

“Mora vesh që në dhjetor do të ketë një kurs për përgatitës atletikë në Shqipëri dhe doja të ndaja me u eksperiencën time. Në 7 vitet e mia të para si trajner kam punuar pa përgatitës atletik, sepse doja të kuptoja se si është të përgatisje fizikisht një skuadër futbolli.

Këtë e kam bërë duke nisur që nga amatorët për të kaluar më pas në Serie C, Serie B, më pas në Serie A. Kam drejtuar për dy vjet Napolin pas epokës Maradona pa një përgatitës atletik dhe që nga viti 1993 kam pasur dëshirë të punoja si trajner i ndihmuar nga një përgatitës atletik.

Në ditët e sotme nuk ka më thjesht një përgatitës atletik, por më shumë se një. Për shembull, unë të Sampdoria kam tre përgatitës atletikë, ose më saktë 4 përgatitës atletikë, sepse njëri prej tyre merret vetëm me trajtimin e të dëmtuarve. Kur janë të dëmtuar e stërviten veçmas, bëjnë fizioterapi e më pas derisa kthehen në ekipin e parë duhet një hap i ndërmjetëm.

Ja përse duhet përgatitësi atletik i posaçëm për të garantuar këtë lojtar që ta rimarrë veten në mënyrë graduale derisa të jetë në dispozicion të skuadrës së parë. Tre të tjerët janë në dispozicionin tim dhe njëri për shembull merret me ushtrime të forcës e tjetri është i specializuar për një metodologji tjetër.

Për këtë arsye përgatitësit atletikë janë shumë të rëndësishëm. Ju në Shqipëri po bëni gjëra shumë të bukura dhe dua t’ju bëj komplimentet e mia. Por jepni ndihmën tuaj në këtë drejtim sepse përgatitësit atletikë janë shumë të rëndësishëm. Mirupafshim të gjithëve”, shprehet Ranieri në mesazhin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!