Klodian Çalamani, vrasësi i vogëlushit Mateo në Graçelli të Fierit jetonte në kushte ekstreme. Abcnews.al sjell pamjet nga brenda shtëpisë së 38-vjeçarit.
Shihet se në dhomën e vetme të tij mbizotëron rrëmuja dhe papastërtia. Ndërsa në mur Çalamani mbante edhe dy flamuj kuq e zi. E pashpjegueshme se çfarë e lidh autorin e një krimi makabër me patriotizmin dhe dashurinë për atdheun.
Çalamani ishte i papunë dhe jetonte kryesisht me ushqimet që i jepnin banorët e lagjes, si dhe familja Vasiu, të cilëve u vrau djalin, shkruan abcnews.al.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë. Klodian Çalamani vrau dhe më pas groposi vogëlushin 8-vjeçar Matoo Vasiu. I mituri u denoncua nga familja si i zhdukur, ndrysa në orët e pasdites ai u zbulua i groposur në oborrin e 38-vjeçarit. Ishte një kamer sigurie që zbuloi se Mateo kishte kaluar për herë të fundit pranë banesës së Çalamanit me biçikletën që i kishte dhënë ky i fundit.
Policia arrestoi menjëherë autorin, ndërsa para hetuesve ai pranoi krimin, duke thënë se fëmija e kishte sharë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Prej ditësh familjarët dhe të afërmit kërkojnë dënimin maksimal për të, ndërsa nisën dhe mbledhje e firmave për ta dënuar me vdekje. g.v/abcnews.al