Në mungesë të një marrëveshje për Brexit, Londra mund të hedhë në gjyq Bashkimin Europian. Ministri britanik i cili merret me negociatat për daljen nga BE, David Davis, ka mbledhur ekipin e avokatëve. Brukseli ka reaguar menjëherë duke shprehur befasi.
Pavarësisht progreseve të dukshme të regjistruara muajt e fundit, mundësia që negociatat për Brexit të mbyllen pa asnjë marrëveshje, duk ecuar në një dalje të çrregullt të Londrës nga BE, janë gjithnjë e më konkrete.
Mediat britanike madje raportojnë se ministri për Brexit, David Davis i ka shkruar një letër kryeminoistres Tereza Mej për ti propozuar idenë e tij më të fundit: hedhja në gjyq e Bashkimit Europian në momentin që qeveria nuk do arrijë një marrëveshje për Brexit.
Letra e shkruar një muaj më parë është publikuar nga Financial Times, ndër të tjera aty shkruhet e Davis i ka kërkuar avokatëve të shetetit të përgatisin një ekip në momentin që Brukseli, sipas tij po përgatit një skenar të dëmshëm për ekonominë britanike. Davis paralajmëron se shum sipërmarrje mujnd të detyrohen të largojnë selitë e tyre nhga Britania e Madhe duke u vendosur në qytete të tjera në Europë. Madje ai shprehet i zemëruar me faktin se BE do të trajtojë mbretërinë e bashkuar si një vend të tretë në momentin që do të largohet në mars të 2019-ës.
Reagimi i komisionit europian ka qenë i menjehershëm me anë të një deklarate ku shprehej befasia që mbretëria e bashkuar nuk ishte në dijeni se BE po përgatit një skenar të propozuar nga vetë qeveria britanike. Madje aty theksohet se ka qenë vetë kryeministrja Mej e cila kishte deklaruar më parë se do të ishte më mirë të mos kishte asnjë marrëveshje se sa një marrëveshje të keqe./abcnews.al

