Një 22-vjeçare me koronavirus iu nënshtrua sot një operacioni cezarian për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Gazetarja Ema Shazivari raporton se e reja 26 javëshe me prekje të rëndë pulmonare e intubuar detyroi mjekët të ndërhyjnë edhe pse ajo ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Situata e të resë është ende kritike.
Siç raportoi Shazivari, tek ky shërbim ka sjellë në jetë fëmijën e saj edhe një 25-vjeçare, një javë më parë. Fillimisht ajo ishte e shtruar në terapi intensive, por më pas gjendja e saj u përmirësua ndjeshëm.
Ky nuk është rasti i parë që mjekët e spitaleve Covid, bashkëpunojnë me ata të maternitetit “Koço Gliozheni”.
Foshnjat kanë lindur të shëndetshme dhe të pa infektuara, por fati i nënave nuk ka qenë gjithnjë i mirë. Pak ditë më parë humbi jetën një 22-vjeçare nga Korça, Sidorela Koca, e cila ndodhej prej tre javësh e intubuar. sb/abcnews.al/