Një grua në muajin e 7 të shtatzënisë ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi është bërë me dije nga infektologu Salih Ahmeti në një konferencë për media, ku ndër të tjera ai ka shtuar se gruaja shtatzënë është në kujdes intensiv, por gjendja e saj shëndetësore është rënduar.
Ai ka thënë se ky rast po ndiqet me shumë kujdes dhe se gjendja e saj është nën mopnitorim dhe po i bëhen konsultime edhe nga mejkët gjinekolog.
“Po dje kemi marrë një shtatzënë, 28 javë, është gjendje të rëndë është në kujdesin intensi. Janë në konsultime me mjekët e lëmisë, si gjinekolog, neonatolog, anesteziolog. Ne do të veprojmë duke i shfrytëzuar protokollet dhe përvojat më të mira të vendeve tjera. Dhe pa diskutim, mendimi i konsiliumit.”– tha ai.
Ahmeti ka shtuar se pacientja në Klinikën Infektive ka shkuar e intubuar me probleme në mushkëri, duke shtuar se stafi do të bëjë çfarë mund të bëhet.
“Nëse kemi një lakore kështu të sheshtë ë rasteve, besoj se do të përballojmë. Dashtë Zoti të mos kemi numër të pakontrolluar të rasteve.”- përfundoi ai.