“Në MEK janë bërë dy kontrolle”, Karamuço: Kupola që drejton bën takime jashtë kampit , dyshimet e policisë

schedule22:04 - 23 Qershor, 2023

schedule 22:04 - 23 Qershor, 2023

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News ka folur në lidhje me muxhahedinët të strehuar në Manzë.

Ai tha se dyshohet se MEK nuk ka sulmuar vetëm Iranin, por edhe disa vende të tjera në NATO-s, të cilat nuk bëhen të ditur.

Karamuço tha se në kamp janë bërë dy kontrolle nga policia. I pari është bërë një vit më parë për lëndë narkotike dhe nuk ka pasur asnjë rezistencë, ndërsa këtë herë fillimisht janë dakordësuar me drejtuesit, më pas kur kanë nisur kontrollet në godinat ku janë serverat ka nisur rezistenca, e cila lë shumë për të dyshuar.

“Izraelitët janë miq me MEK. Kanë bashkëpunuar në drejtim të qeverisë islamike aty. Nuk shikoj ndonjë  gjë emergjente për shkuar aty.

Kryeministri ka edhe informacione të tjera që sulme kibernetike nuk do të na vijnë vetëm nga Irani, por edhe nga bota sllave që ka krijuar Putin.

Një nga modulet që bën spiunazhi është deziformimi dhe patjetër që ka një miratim të SHBA për t’i moderuar.

Ka ndryshuar marrëdhënia mes SHBA dhe Iranit, e një nga kushtet është thënë, “ju do vazhdoni që një vend të NATOS të mbani ato që sulmojnë institucionet e Iranit”.

Dyshohet se MEK nuk ka sulmuar vetëm Iranin, por edhe shtete të tjera të NATO-s që ende nuk dihet.

Janë bërë dy kontrolle në kampin e MEK.  I pari është bërë vjet për lëndë narkotike, nuk është bërë asnjë rezistencë.

Këtë vit, pjesa e parë ishte  dakordësi e plotë me drejtuesit, kur nisi kontrolli në objektet ku ishin serverat nisi rezistenca.

Cfarë i fsheh ti qeverisë shqiptare që të kanë mbajtur gjithë këto vite?  Sjellja e tyre është shumë e dyshimtë.

Edhe ai personi që ka vdekur ka vdekur para se të niste operacioni” tha Karamuço.

Eksperti shtoi se kampi nuk është  i organizuar në formën humanitare, ai është një repart ushtarak i drejtuar nga kupolë prej 6-7 personash.

Sipas tij disa prej personave të kupolës nuk duan ta shfaqen identitetin dhe këto policia kërkon t’i mbajë në survejim.

Karamuço tha se kupola nuk mban takime në kamp, por në një banesë jashtë kampit, e cila është në pronësi të një ish-profesori të Tiranës, i cili më parë është hetuar për trafik organesh.

“Kampi nuk ka refugjat dhe nuk është i organizuar në formën e tij humanitare. Është një repart ushtarak, i drejtuar nga një kupolë.

Kjo kupolë ka edhe disa persona që nuk duan të shfaqin identitetin. Disa prej këtyre që Policia do t’i mbajë në survejim, takimet e tyre nuk i bëjnë në kamp, por në një shtëpi në zonë, që është në pronari të një ish-profesori të Tiranës.

Ky ish-profesori që është shprehur se e ka lënë me qira dhe nuk e di se çfarë bëhet në shtëpinë e tij, më parë është hetuar për trafik organesh.

Kjo kupola dëshiron që të na fusë në luftë me Iranin” tha Karamuço.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!