Në më shumë se 5 mijë të nominuar, shkencëtarja 15-vjeçare shpallet “Fëmija i vitit”

schedule15:39 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 8 Dhjetor, 2020

Një shkencëtare adoleshente është shpallur “Fëmija i vitit” nga revista Time, në më shumë se 5000 të nominuar nga SHBA.

Gitanjali Rao, 15 vjeçe, ka shpikur një pajisje që mund të identifikojë përqindjen e plumbit në ujë të pijshëm dhe një aplikacion që zbulon ngacmimet në internet.

Ajo është shprehur se shpreson të frymëzojë të tjerët që të krijojnë ide për të zgjidhur disa nga problemet më të cilat përballet bota.

“Nëse unë mund ta bëj atë, edhe ti mund ta bësh atë dhe çdokush mund ta bëjë atë. Qëllimi im me të vërtetë është jo vetëm krijimi i pajisjeve të mia për të zgjidhur problemet e botës, por duke frymëzuar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu”, u shpreh ajo për revistën. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!