Në mbështetje të protestave për vrasjen e Floyd, deputetët iranianë thërrasin “vdekje Amerikës”

schedule15:21 - 8 Qershor, 2020

schedule 15:21 - 8 Qershor, 2020

Ligjvënësit iranianë kanë thirrur “Vdekje Amerikës” si shenjë solidarit me protestuesit që kanë mbushur rrugët pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Një prej deputetëve i kërkoi parlamentit iranian që të ngriheshin dhe të thërrisnin njëzëri për të treguar respektin e tyre ndaj lëvizjes që ka përfshirë SHBA-të ditët e fundit.

George Floyd, një 46-vjeçar me ngjyrë humbi jetën pasi ish-oficeri i policisë Derek Chauvin i vendosi gjurin në grykë për nëntë minuta më 25 maj në Minneapolis.

“Ju kërkoj që të ngriheni për disa sekonda dhe të thërrisni “vdekje Amerikës”  për të treguar respektin tonë, u shpreh një deputet iranian.

Një video e shpërndarë në media nga seanca plenare tregon deputetët të ngritur në këmbë që thërrasin “vdekje Amerikës” për 15 sekonda.

Qeveria në vend është kritikuar për mbështetjen, të cilësuar si hipokrite, që po i bëjnë protestave në vende të tjera, ndërsa reagojnë shumë ashpër ndaj protestave të bëra në tokën e tyre.

Nëntorin e kaluar, 1,500 iranian u vranë nga forcat e sigurisë ndërsa protestonin kundër qeverisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!