Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me shqiptarët në Greqi, u ndal tek punët e arritjet ndër vite në Shqipëri, duke e krahasuar me situatën që ishte gjatëperiudhës kur PS erdhi në pushtet.
Rama se Shqipëria ishte e zhytur në borxhe, ndërsa bankat ishin zhytur në kredi të këqija. Por sot nënvizoi Rama situata është ndryshe, duke shtuar se në mandatin e katert paga mesatare do te shkoje 1 mijë euro.
“Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vet fatin e vet dhe nuk është në mëshirën e askujt. Sot fati ynë është në dorën tonë. Kur ne morëm detyrën Shqipëria ishte e zhytur në borxhe. Spitalet nuk kishin as furnizim me ilace, planet për infrastrukturë kishin mbetur rrugëve. Kompanitë ishin ndalur sepse qeveria nuk u kishte paguar detyrimet dhe ata rrezikonin falimentim. Sot Shqipëria e ka vënë nën kontroll borxhin. Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, 25 % është një shifër alarmante. Paga mesatare në ato kohë ishte 320 euro, sot është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro.”, tha mes të tjerash Rama.