Në Madrit për grupet e drogës/ Balla: Struktura për identifikimin e trafikantëve

schedule14:27 - 17 Maj, 2024

schedule 14:27 - 17 Maj, 2024

Lufta kundër grupeve kriminale dhe bashkëpunimi me autoritetet spanjolle coi ministrin e Brendshem ne Madrid. Taulant Balla u prit nga homologu i tij spanjoll Fernando Grande-Marlaska.

Dy ministrat firmosën memorandume bashkëpunimi për krijimin e strukturave të përbashkëta mes dy policive kryesisht për identifikimin e personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

“Kemi çuar në një nivel tjetër bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe përmes saj me Policinë Kombëtare Spanjolle, për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikut të paligjshëm të migracionit dhe po ashtu për të krijuar grupe të përbashkëta pune mes të dy policive tona sa i përket indentifikimit të personave të përfshirë në aktivitete kriminale në të dy vendet tona qofshin këta shqiptarë që jetojnë në apo janë të përfshirë në aktivitete kriminale që ndodhin në Spanjë.”, tha Balla.

Sipas ministrit, lidhja e forte e Spanjës me vendet e Amerikës Latine do të ndihmojë Shqipërinë  me përvojën për goditjen e krimit ku janë të përfshirë edhe shqiptarët.

“Komunikimin që ka pala spanjolle me këto vende në funksion të identifikimit të qytetarëve shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në këto vende dhe që lidhen kryesisht dhe me korridoret ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike.”

Gjithashtu marrëveshja parashikon bashkëpunimin në luftën kundër tregtimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, në sektorin e krimit kibernetik apo edhe antiterrorizmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!